2016-12-01 13:35:00

Papa pret delegacionin nga Gjeorgjia dhe kujton vizitën e tij apostolike


Vizitë, që “sjell shumë kujtime”. Papa Françesku e përshëndeti me këto fjalë delegacionin e besimtarëve të Administraturës Apostolike të Kaukazit, ardhur në Vatikan, për ta falenderuar Atin e Shenjtë për vizitën në Gjeorgji, shtatorin e kaluar. Papa nënvizoi se ndër gjeorgjianët gjeti “kulturën” dhe “përshpirtërinë” e një populli që e lëvdon Jezu Krishtin si Shëlbues. Françesku kujtoi me dashuri figurën e Patriarkut Elia II, të cilin e quajti “njeri i Zotit”. Papa u shpreh i sigurtë se rruga ekumenike do të shkojë përpara, duke ecur së bashku, dalëngadalë, pa i përshpejtuar më kot kohët. Së fundi, i ftoi besimtarët të jenë tharmi i shoqërisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.