2016-12-01 13:32:00

Papa Françesku kujtoi qindvjetorin e vrasjes së Charles de Foucauld


Papa Françesku, gjatë Meshës së kremtuar në shtëpinë e Shën Martës, ka kujtuar sot qindvjetorin e vrasjes së të Lumit Charles de Foucauld, që ndodhi në Algjeri më 1 dhjetor 1916. Ishte “një njeri – tha Papa – që mposhti aq shumë rezistenca e ka dhënë një dëshmi që i bëri mirë Kishës. T’i kërkojmë të na bekojë nga qielli e të na ndihmojë të ecim gjurmëve të tij të varfërisë, të kundrimit e në shërbimin e të varfërve”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.