2016-12-01 16:55:00

Në Tiranë konferencë mbi 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Vatikanit dhe Shqipërisë


“Çerek shekulli marrëdhëniesh të tjera mes Shqipërisë dhe Vatikanit". Ky titulli i konferencës përkujtimore që mbahet nesër, 2 dhjetor në ora 9.00 në Tiranë, pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, mbi 25 vjetët e marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, që nga rënia e diktaturës komuniste e deri më sot. Në një njoftim të zëdhënësit të Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë, dom Gjergj Metës, programi i këtij manifestimi.

                                  NJOFTIM PËR SHTYP

                   25 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Vatikanit dhe Shqipërisë

Me datë 2 dhjetor 2016, në orën 9.00, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të mbahet Konferenca me titull:  “Çerek shekulli marrëdhëniesh të tjera mes Shqipërisë dhe Vatikanit".

Kjo konferencë ka si qëllim të nxjerrë në pah marrëdhëniet e ndërsjellta ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë në këto 25 vite pas rënies së regjimit komunist.  Konferenca do të hapet nga përshëndetja e Ministrit të Jashtëm të qeverisë së Shqipërisë, SH.T. zoti Ditmir Bushati

Më pas do të përshëndesë këtë event edhe Sh.T. Mons. Diego Causero, i dërguar i posaçëm i Selisë së Shenjtë për këtë rast dhe i pari i Ngarkuar me Punë ne Nunciaturën Apostolike në Tirane di edhe ish Nunc Apostolik ne Zvicër. Gjithashtu do të përshëndesë Konferencën edhe Arqipeshkëvi i Shkodër-Pult, SH.T. Imzot Angelo Massafra o.f.m. njëkohësisht edhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, i cili do të nxjerrë në pah edhe veprimtaritë e Kishës katolike në këto vite në Shqipëri.

Kumtesa kryesore do të mbahet nga Dr. Dom Nikë Ukgjini, historian dhe docent pranë Insitutit Filozofiko-Teologjik të Shkodrës, me titull: "Reflektime nga historia e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan".  Po ashtu do të bëhet një videokonferencë përshëndetëse me Ambasadorin e parë të Shqipërisë në Vatikan, zotin Villy Kamsi.

Më pas do të ndjekë një film i shkurtër nga Ekspozita fotografike kushtuar jetës dhe veprës së shenjtorës Nënë Tereza.

Drejtoria e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit i MPJ do të paraqesë një ekspoze  historike me pasuritë arkivore të MPJ mbi vendosjen e marrëdhënieve Diplomatike të shtetit shqiptar me shtetin e Vatikanit.

dom Gjergj Meta

Zedhenes i KISH

 








All the contents on this site are copyrighted ©.