2016-11-30 12:25:00

Papa: mbrojtja e trashëgimisë kulturore, themelore për mbrojtjen e njeriut


Papa Françesku pohoi sot se e mbështet Konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë së zonave në konflikt, që do të mbahet më 2 e 3 dhjetor në Abu Dhabi, me nismën e Francës dhe të Emirateve Arabe, në bashkëpunim me UNESCO-n.

Kjo temë – kujtoi Françesku në audiencën e përgjithshme – për fat të keq, mbetet dramatikisht aktuale. Me bindjen se mbrojtja e trashëgimisë kulturore përbën një përmasë themelore për mbrojtjen e vetë njeriut – theksoi Papa - uroj që kjo ngjarje të shënojë një etapë të re në procesin e vënies në jetë të të drejtave njerëzore.








All the contents on this site are copyrighted ©.