2016-11-30 12:55:00

Papa: Koha e Ardhjes na shpie në takim me Jezusin


Papa Françesku në përshëndetjen e shtegtarëve, të ardhur prej vendeve të ndryshme, për të marr pjesë në audiencën e përgjithshme, kujtoi se koha liturgjike e Ardhjes është për çdonjërin rast i volitshëm për të ripërtërirë në zemrën e vet dëshirën për ta takuar Zotin që vjen për të na shpëtuar.

Vëllezër e motra, në këtë kohë të Ardhjes, të pritjes së ardhjes së Zotit e të përgatitjes për t’u takuar me Të, të lutemi posaçërisht njëri për tjetrin, kështu që veprat trupore e shpirtërore të mëshirës të bëhen përherë e më shumë një stil i jetës sonë. Kjo lutje e zhvilloftë e përforcoftë dashurinë tonë të anasjelltë, e na afroftë ndaj dashurisë së pakufishme të Zotit. Këtë kohë të thellimit shpirtëror ia besoj Nënës së Jezusit: Ajo na udhëheqtë te Biri saj dhe na ndihmoftë të bëjmë vullnesën e tij në jetën tonë. Zoti ju bekoftë!








All the contents on this site are copyrighted ©.