2016-11-29 13:52:00

Kubë: deklaratë e ipeshkvijve pas vdekjes së Fidel Castro-s


Ipeshkvijtë katolikë të Kubës, në një deklaratë të firmosur nga sekretariati i përgjithshëm i Konferencës ipeshkëvnore, publikuar në faqen e internetit të revistës së kryedioqezës së Havanës, ‘Palabra Nueva’, u shprehin ngushëllimet familjes dhe autoriteteve të vendit për vdekjen e Fidel Castro-s.

 “Duke u nisur nga feja jonë – lexohet në deklaratën e ipeshkvijve katolikë të Kubës, rimarr nga agjencia Sir –  ia rekomandojmë Fidel Castro-n Jezu Krishtit, fytyrës së mëshirshme të Hyjit Atë, Zotit të jetës e të historisë e, në të njëjtën kohë, i kërkojmë Jezusit Zot që asgjë të mos e trazoj bashkëjetesën ndërmjet ne kubanëve”.

Deklarata e ipeshkvijve të Kubës vijon duke vënë tërë popullin kuban nën mbrojtjen e Virgjërës Mari të Carità del Cobre, pajtores qiellore të vendit, më shpresë që ajo “të na mbrojë e të na frymëzojë për të punuar së bashku, e kështu për të realizuar ëndrrën, së cilës José Martì (ati i pavarësisë kubane) ia kushtoi jetën e vet: një Atdhe me të gjithë e për të mirën e të gjithëve”.








All the contents on this site are copyrighted ©.