2016-11-25 13:11:00

Monferrier sur Lez. Sulm mbi murgjërit e moshuar, por jo terrorizëm


Kthehet frika në Francë. Dje, pasi hyri në një shtëpi për murgjër të moshuar në Monferrier sur Lez, pranë Montpellier, një burrë vrau gruan, që kujdesej për shtëpinë. Sipas prokurorit të qytetit, Christophe Barret, personi është identifikuar. Në ndryshim nga lajmet e para, ai sqaroi se vrasja nuk lidhet me ndonjë akt terrorist, por me arsye, që tani për tani, mbeten të panjohura. Gjithsesi, për hetimet privilegjohet pista lokale, sepse sipas prokurorit “nuk ka asnjë element, që mund t’i lidhë faktet me terrorizmin islamik”.








All the contents on this site are copyrighted ©.