2016-11-24 12:31:00

Papa priti Presidentin e Vietnamit: dialog e bashkëpunim


Në pragun e festës së martirëve të Kishës së Vietnamit, dje pasdite Papa Françesku priti në audiencë Presidentin e Republikës Socialiste të Vietnamit, Tran Dai Quang, i cili pas takimit me Atin e Shenjtë u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin e imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Salla e Shtypit e Vatikanit – janë përmendur marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë e Vietnamit, të mbështetura nga fryma e dialogut dhe kërkimi i përhershëm i instrumenteve sa më të përshtatshme për përparimin e mëtejshëm, dhe u nënvizua bashkëpunimi ndërmjet Kishës e Shtetit në fusha të ndryshme të shoqërisë vendore.








All the contents on this site are copyrighted ©.