2016-11-24 18:41:00

Papa: mafia vret kë lufton kundër skllavërisë së drogës


Vartësia nga droga është formë e re e skllavërisë, që e fshikullon njeriun dhe shoqërinë në përgjithësi. Kështu Papa në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve të Takimit ndërkombëtar, organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave, kushtuar temës: “Narkotikët; probleme e rrugëzgjidhje për këtë plagë botërore”, punimet e të cilit u mbajtën në Vatikan. Ishin rreth gjashtëdhjetë, specialistë të disiplinave të ndryshme: akademikë, kandidatë shkencash, mjekë,  gjykatës, delegatë të OKB-së dhe të shoqërisë civile, të thirrur që të diskutonin për një fenomen, gjithnjë në rritje. U kujtua se sot drogën e përdorin, ose e kanë përdorur, më se 250 milionë vetë në botë. Prandaj Papa Françesku i nxiti pjesëmarrësit në takim, ta vijojnë punën e tyre, në shërbim të njeriut, që vuan:

“La droga es una herida en nuestra sociedad...

“Droga - nënvizoi - është plagë e shoqërisë sonë, rrjetë për t’i zënë njerëzit, viktima që humbasin lirinë e tyre për shkak të kësaj forme të re të skllavërisë. Të kësaj vartësie ‘kimike’”.

“Es evidente que no hay una única causa...

“E qartë se nuk është një shkak i vetëm, që të bën viktimë, vërejti Françesku. Faktorët që ndikojnë në këtë drejtim janë të shumtë: mungesa e familjes, presioni shoqëror, propaganda e trafikantëve, dëshira për të jetuar përvoja të reja…”.

“Cada persona dependiente trae...

“Çdo i droguar ka historinë e tij personale të ndryshme, prandaj duhet dëgjuar, duhet kuptuar, duhet dashur, e për sa është e mundur, edhe duhet shëruar e duhet pastruar”.

“No podemos caer en la injusticia de clasificarlos...

“Nuk mund të bëjmë padrejtësinë t’i klasifikojmë të droguarit si sende të thyera, sepse çdo njeri duhet vlerësuar në dinjitetin e tij, në se duam ta rikthejmë në rrugë të drejtë.

Lidhur me frontin e luftës kundër trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar, Papa nxiti të kontrollohen rrethet e korrupsionit e të riciklimit të parasë, duke nisur nga tregu i vogël i drogave, deri tek format më të sofistikuara të larjes së parave të pista, që fshihen në strofkat e kapitalit financiar e në bankat.

Papa foli për programe shoqërore, me synim rikthimin e shëndetit, mbrojtjen nga ana e familjes e edhe për edukimin, rrugë që mund të përshkohen për t’i shpëtuar të droguarit”.  

"La lucha es dificil, y siempre que una da la cara…

“Lufta është e vështirë - kujtoi Papa - posaçërisht kur përdoren kërcënimet, por nuk duhet harruar kurrë se bëhet fjalë për të mbrojtur mbarë familjen njerëzore”.








All the contents on this site are copyrighted ©.