2016-11-24 15:33:00

Italia-Selia Shenjtë: në qendër të vëmendjes Lindja e Mesme dhe emigracioni


Selia e Shenjtë dhe Italia konfirmojnë marrëdhëniet e mira bilaterale e shikojnë si mund të rivendoset paqja në skenarin ndërkombëtar, sidomos në Lindje të Mesme. Kështu u pohua gjatë takimit mbajtur  në Farnesina, selinë e ministrisë së Jashtme italiane, ndërmjet ministri të Jashtëm të Italisë Paolo Gentiloni dhe Sekretarit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Richard Gallagher.

Shqetësimi për situatën në Siri e në Irak, por edhe vlerësimin për ecurinë e mirë të Jubileut. Italia e Selia e Shenjtë kanë një vizion të përbashkët mbi skenarin ndërkombëtar. E kështu vështrohet edhe Lindja. Pozitiv është bilanci i vizitës së djeshme në Vatikan të Presidentit të Republikës socialiste të Vietnamit, Tran Dai Quang. Ja fjalët e imzot Gallagher:

Besojmë se gjithë kjo do të jetë pjesë e udhës së gjatë që ndjekim prej shumë vitesh. Ekziston një shkëmbim i deklaratave rreth diskutimit për çështje me interes të përbashkët e edhe për çështje kishtare. Ne kemi treguar kënaqësinë tonë për ligjin e ri mbi religjionin në Vietnam, e për përgatitjen e këtij ligji pati një pjesëmarrje edhe të Konferencës ipeshkëvnore të ipeshkvijve katolikë të Vietnamit. Edhe kjo është një shenjë e mirë treguese. Shihet pra, se si në të gjitha marrëdhëniet, nganjëherë ka vështirësi, probleme, nganjëherë tjetër ndonjë tension, mirëpo tani jemi në gjendje të diskutojmë e të kemi një dialog mbi këto gjëra”.

Temë tjetër ishte çështja e emigracionit. Për ministrin italian Gentiloni Europa duhet të respektojë impenjimet e marra në këtë fushë  e “nuk mund të kemi një BE me një qëndrim të prerë e rigoroz, me ndryshime të herëpashershme lidhur me emigracionin. Italia është duke bërë shumë për pritjen e emigrantëve, por edhe për të gjetur një  strategji afatgjatë, duke shkuar në rrënjët e shkaqeve që nxisin emigracionin, posaçërisht në Afrikë, me ndërhyrje në disa vende të caktuara afrikane ku kalojnë emigrantët, si në Niger. “E dimë mirë se çështja e emigracionit ka një përmasë shumë më të gjerë se sa mendojmë. Prandaj është më rëndësi që Bashkimi Evropian t’i respektojë impenjimet në këtë fushë; e kjo edhe për të mirën e vetë Bashkimit Evropian". 








All the contents on this site are copyrighted ©.