2016-11-23 18:11:00

Vatikan: Lëmosha e Shën Pjetrit, në internet


Krijohet tani një mundësi e re për të marrë pjesë në Lëmoshë e Shën Pjetrit. Një kanal i ri interneti për bamirësinë e Papës! Në këtë nismë të lashtë solidariteti, tani mund të merret pjesë edhe përmes internetit: është on line portali i  Lëmoshës së Shën Pjetrit: obolodisanpietro.va. Lajmin e jep  Sekretaria e Shtetit të Vatikanit, që nënvizon se “mbledhjes së lëmoshëve, që zhvillohet tradicionalisht në mbarë botën katolike me rastin e Solemnitetit të Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal e që përfaqëson ndihmën  ekonomike të besimtarëve, ofruar Atit të Shenjtë Papë për nevojat e Kishës universale si dhe për veprat e bamirësisë, në ndihmë të më nevojtarëve, u shtohet tani edhe mundësia e një shtrirjeje më të gjerë.

Nisma e lashtë e solidaritetit zbarkon tani edhe në Internet, përmes një kanali  krejtësisht të ri, që i kushtohet e që mund të ndiqet menjëherë në gjuhët kryesore, nga italishtja, tek anglishtja e spanjishtja. Portali do të përditësohet me figura e fjalë të Papës Françesku e, shumë shpejt, do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera.








All the contents on this site are copyrighted ©.