2016-11-23 12:29:00

Papa: Mëshira e Zotit për mëkatarët nuk mbaron kurrë


“Pasi përfundoi Jubileu, tani rikthehemi në jetën normale, por mbeten akoma pa u vënë në dukje disa vepra mëshire, me të cilat po vijoj sot”. Kështu e nisi Papa Françesku katekizmin e audiencës së përgjithshme e, në vijim, nënvizoi: “Reflektimi për veprat e mëshirës shpirtërore kujton sot dy veprimtari, të lidhura ngushtë ndërmjet tyre: të këshillosh dyshimtarët dhe të mësosh injorantët, domethënë, ata që nuk dinë, apo jo?”.

Në audiencën e sotme të përgjithshme edhe thirrja e Attit të Shenjtë Françeskut: “Mos pushoni së bëri vepra mëshire. Jubileu u mbyll, por nuk mbyllet kurrë mëshira e Zotit për ne, mëkatarët”.

E kujtoi Papa Françesku, duke përshëndetur besimtarët italianë, të pranishëm në audiencë.

Të dielën e kaluar mbyllëm Jubileun e jashtëzakonshëm. U mbyll Jubileu, por jo zemra përdëllyese e Zotit për ne mëkatarët, zemër që vijon të na përmbytë me hire - vërejti Papa Bergoglio në përfundim të audiencës së përgjithshme, duke u drejtuar gjithë besimtarëve ftesën: “Të mos i mbyllim kurrë zemrat e të mos pushojmë së bëri vepra mëshire, trupore e shpirtërore... Uroj që përvoja e dashurisë dhe e faljes së Zotit, të cilën e jetuam gjatë këtij Viti Shenjt, të mbeten në shpirtin tonë si frymëzim për të vijuar bamirësinë, për t’u bërë gjithnjë mirë vëllezërve”








All the contents on this site are copyrighted ©.