2016-11-23 13:33:00

Papa, delegacionit iranian: dialogu është i rëndësishëm


Para audiencës së përgjithshme, Papa Françesku u takua me pjesëmarrësit e Bisedës së organizuar nga Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar me Organizatën e kulturës dhe të marrëdhënieve islamike të Teheranit. “Ju falenderoj – u tha atyre – për vizitën tuaj, që e vlerësoj shumë. U gëzova shumë kur pati ardhur presidenti i Iranit dhe pata krijuar përshtypje të mira për kulturën tuaj kur erdhën për të më takuar zonja zv.presidente dhe një grup profesoreshash. Kjo më bëri përshtypje shumë pozitive dhe mbeta shumë i kënaqur. E më pëlqen t’ju shoh sot këtu e më vjen mirë që kemi këtë dialog shumë të rëndësishëm. Ju kërkoj të mos harroni të luteni për mua, sepse kam nevojë për lutjet e ju falenderoj për vullnetin tuaj të mirë për dialog, afërsi e vëllazërim. Zoti ju bekoftë”.

Kujtojmë se Papa Françesku e pati takuar presidentin iranian Hassan Rouhani, më 26 janar, në Vatikan, ndërsa zv.presidenten, zonjën Shahindokht Molaverdi, më 12 shkurt 2015.








All the contents on this site are copyrighted ©.