2016-11-21 15:33:00

Gati një miliard besimtarë kapërcyen Portat Shenjte në botë


Rreth 950 milion besimtarë, në të gjithë botën, kapërcyen Portën Shenjte gjatë Vitit Jubilar të Mëshirës. Natyrisht, këtu përfshihen jo vetëm shtegtarët e ardhur në Romë, por edhe ata, që e kanë kapërcyer Portën Shenjte në dioqezat e në shenjtëroret e vendeve të tyre. Statistikën e dha kryetari i Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, imzot Rino Fisichella, pikë referimi për Vitin Shenjt.

Në konferencën për shtyp, me rastin e përfundimit të Jubileut të jashtëzakonshëm të Mëshirës dhe me rastin e paraqitjes së Letrës Apostolike të Papës Françesku “Misericordia et misera”, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, imzot Fisichella deklaroi se në Romë, gjatë Vitit Shenjt, kanë ardhur mëse 21 milion shtegtarë. Gjithashtu, ai nënvizoi edhe se dëshira e Papës ishte që besimtarët ta provonin Mëshirën Hyjnore për t’u bërë edhe ata mjete të kësaj Mëshire.








All the contents on this site are copyrighted ©.