2016-11-16 17:32:00

Papa, me koncistorin e ri ka krijuar 17 kardinaj, ndër ta edhe kardinalin Ernest Simoni Troshani


Janë 17, kardinajtë e rinj të Kishës katolike, mes tyre edhe prifti shqiptar dom Ernest Simoni Troshani, kardinal me të drejtë këshillimore, që u krijuan nga Papa Françesku gjatë Koncistorit (i treti i Papnisë së tij) të 19 nëntorin 2016, kremtuar paradite në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. 13 prej kardinajve të rinj janë zgjedhës e 4, jo zgjedhës.

Kontinenti më i përfaqësuar në emërimet e reja kardinalore, është ai evropian, me 5 kardinaj të rinj, i ndjekur nga Amerika Veriore (4), Afrika (3), Amerika Latine dhe Azia (2) e, së fundi Oqeania.

Deri më sot ishin 7 kombet që nuk kishin asnjë kardinal: prej tyre, 4 prej sotit janë kardinaj me të drejtë zgjedhore (Republika Qendrafrikane, Bangladeshi, Ishujt Mauritius e Papua Guinea e Re) dhe 3, kardinaj me të drejtë këshillimore (Malajzia, Lesotho e Shqipëria).

Kështu kolegji kardinalor, pas Koncistorit të sotëm të 19 nëntorit 2016, do të ketë 228 kardinaj, nga të cilët, 121 zgjedhës e 107 jo zgjedhës, 55 - të krijuar nga Papa Françesku (44 zgjedhës).

Kontinenti më i përfaqësuar mbetet Evropa, me 112 kardinaj (54 zgjedhës), ndjekur nga Amerika Veriore e Jugore, me 27 kardinaj (respektivisht 17 e 13 zgjedhës), nga Amerika Qendrore me 8 kardinaj (4 zgjedhës)  e nga Oqeania, me 6 kardinaj (4 zgjedhës).








All the contents on this site are copyrighted ©.