2016-11-14 16:50:00

Vatikani do të jetë shtet i gjelbër: lind ishulli ekologjik


Urimi që Shteti i Qytetit të Vatikanit të bëhet së shpejti “shtet i gjelbër, që nuk ndot ambientin”, u bë sot nga kryetari i Guvernatoratit, kardinali Giuseppe Bertello, me rastin e përurimit të Ishullit të ri ekologjik. Që sot, ai do të funksionojë në zonën pranë Kullës së Shën Gjonit, brenda Vatikanit. Në një notë shpjegohet se prej kohësh, Vatikani ka organizuar zyrë për zyrë, grumbullimin e mbeturinave të ndara sipas tipeve e llojeve. Tani, Ishulli ekologjik do të shërbejë për përpunimin e tyre. Për momentin, ky eksperimentim do të fillojë me presimin dhe magazinimin e kartës dhe të amballazhimeve të ndryshme. Me të përfunduar faza e parë, do të vijohet me hapjen e ishujve për grumbullimin e materialeve të tjera, në zona të caktuara brenda shtetit të vogël papnor.

Enciklika e Papës Françesku, “Laudato si’”, e cila vë theksin në mbrojtjen e ambientit, ka kontribuar në përshpejtimin e kohës për realizimin dhe vënien në funksionim të sistemit për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.