2016-11-13 08:30:00

Koncerti me të varfërit e për të varfërit, drejtuar nga Ennio Morricone


Dje, në orën 18.30, në Sallën Pali VI në Vatikan, edicioni i dytë i Koncertit me të varfërit e për të varfërit, drejtuar nga Çmimi Oscar, Ennio Morricone dhe nga imzot Marco Frisina. I organizuar nga Nova Opera Onlus e nga Kori i dioqezës së Romës, me patronazhin e Këshillit Papnor për nxitjen e Ungjillëzimit të Ri dhe të Fondacionit Shën Mateu, kjo nismë synonte mbledhjen e fondeve për një gjest bamirësie të Papës Françesku: ndërtimin e katedrales së re në Moroto të Ugandës dhe të një shkolle bujqësore në Burkina Faso. U mblodhën nga vullnetarët e Jubileut ofertat e të pranishmëve, që dëgjuan muzikën më të famshme, kompozuar nga maestro Morricone në 60 vjetët e karrierës dhe dy pjesë muzikore kishtare, dirigjuar nga imzot Marco Frisina.








All the contents on this site are copyrighted ©.