2016-11-10 11:27:00

Shoqëria e Jezusit: u zgjodhën asistentët ad providentiam të eprorit të përgjithshëm


U zgjodhën, të premten e kaluar, asistentët ad providentiam të Shoqërisë së Jezusit. Janë atë Douglas Marcouiller (këshilltar i përgjithshëm për asistencën e Kanadasë e SHBA-ve); tanzaniani atë Fratern Masawe (këshilltar i përgjithshëm për asistencën e Afrikës), indiani atë Vernon D’Cunha (këshilltar i përgjithshëm për asistencën e Azisë jugore) dhe irlandezi  atë John Dardis  (këshilltar i përgjithshëm për shqyrtimin dhe planifikimin apostolik). Eprori i përgjithshëm, atë Artur Sosa Abascal, njoftoi edhe se francezi atë Antoine Kerhuel emërohet sekretar i Shoqërisë  së Jezusit.

Atë Sosa krijon, kështu, një figurë të re, atë të këshilltarit të përgjithshëm për shqyrtimin dhe planifikimin apostolik. Kjo detyrë e re lind si përgjigje ndaj kërkesës për ta përqendruar fort vëmendjen, në radhë të parë, tek misioni, në krahasim me çështjet e zakonshme të qeverisjes qendrore. Detyra kryesore, që iu caktua, siç e thamë, atë John Dardis, do të jetë sistemimi i gjithë punës së planifikimit apostolik, dhe për të lehtësuar vlerësimin nga ana e këshillit të Atit të përgjithshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.