2016-11-10 14:06:00

Margarita Toska Radovani flet për dajën, atë Donat Kurtin


Atë Donat Kurti është njëri ndër françeskanët më në zë shqiptarë. Vërtet qe njëri ndër të persekutuarit e Kishës Katolike gjatë komunizmit, por edhe etnolog, folklorist, studiues e mbledhës i Visareve të Kombit. Mbesën e tij, Margarita Toska Radovanin, e takuam ndër Vorret e Rrmajt, pikërisht kur aty po kremtohej përkujtimi i 26-vjetorit të meshës së parë pas komunizmit. Në një kënd pranë varrit të don Simon Jubanit, meshtarit, që mori në sy frikën në atë 4 nëntor të vitit 1990 e çoi Hosten Shenjte pas sa e sa vjetësh diktature ateiste, Riti, siç e thërrasin miqtë këtë zonjë shkodrane, dha për Radio Vatikanin dëshminë e saj për dajën e madh, atë Donat Kurtin. Po e transmetojmë sot, në përvjetorin e vdekjes së fratit, Atë Donat Kurtit që mbylli sytë për këtë jetë më 10 nëntor 1983. Ta dëgjojmë….








All the contents on this site are copyrighted ©.