2016-11-07 17:49:00

Rozina, mbesa e imzot Frano Gjinit, dëshmon për “axhën”


Imzot Frano Gjini është një ndër 38 martirët e Kishës katolike shqiptare, që u lartuan në nderimet e elterit të shtunën, më 5 nëntor, në Shkodër. Imzot Frano Gjini, është një ndër dy ipeshkvijtë e aradhes së dëshmitarëve të fesë në Shqipëri. Gjatë paraqitjes së martirëve, në fillim të Meshës së 5 nëntorit të kaluar, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, lexoi këtë përshkrim të jetës së abatit të Mirditës: “I lindur në Shkodër, më 20 shkurt në vitin 1886, biri i Pjetrit dhe i Dranes. Studioi në Seminarin Papnor të Shkodrës dhe vazhdoi studimet teologjike në Propagandën Fide në Romë. U shugurua meshtar dhe riktheu në atdhe. Në vitin 1930 u shugurua Ipeshkëv i Durrësit, seli që e ndryshoi, sepse u emërua titullar i Abacisë Nullius të Oroshit. Në vitin 1945 qe zëvendës delegat apostolik i Shqipërisë. U arrestua në muajin e tetorit të vitit 1946 si ‘spiun i Vatikanit’ e si ‘bashkëpunëtor i anglezëve dhe organizator i kryengritjes së Postribës’.

Imzot Frano Gjini qe i paluhatshëm dhe në asnjë mënyrë nuk pranoi, edhe nën tortura, që të bëhej një Kishë Katolike nacionale, e ndarë nga Selia e Shenjtë. Kjo që arsyeja e vërtetë e pushkatimit. Pësoi keqtrajtime të ndryshme e tortura dhe pas shumë vuajtjesh qe dënuar me vdekje me pushkatim. Fjalët e tij të fundit qenë ‘Rroftë Krishti Mbret! Shqipëria do të jetojë edhe nëse ne vdesim!’. U pushkatua më 11.03.1948”.

Ditën e lumnimit të tij, në rreshtin e parë, në Kishën e Madhe te Shkodres, ndodhej edhe e mbesa e imzot Frano Gjinit, Rozina Gjini, së cilës ia afruam mikrofonin e Radio Vatikanit….








All the contents on this site are copyrighted ©.