Më 7 nëntor kalendari përkujton Shën Ernestin e Zvifalten, Abat. Për jetën e Shën
Ernestit, abat, kemi njoftime të pakta. Dihet se emri Ernest vjen nga gjermanishtja
e do të thotë guximtar si shqiponjë. Dimë se në vitin 1140 ishte abat në manastirin
e Zvifalten (Vurtemberg), themeluar në vitin 1089 nga kontët Kuno e Liutold fon Ashalm.
Me sa duket këtë detyrë e kreu për një kohë të shkurtër, sepse në vitin 1146 dha dorëheqjen
e u bashkua me ushtritë e kryqëzatës të organizuar nga Mbreti Konradi III. Dihet pak
për veprimtarinë e Shenjtit si abat, më pak akoma për fundin e tij. Sipas gojëdhënës,
ra në duart e saraçenëve e u martirizua mizorisht. Prej këndej, në manastirin e tij
nderohet si martir. Festa e Shën Ernestit kremtohet më 7 nëntor. Nganjëherë ngatërrohet
me Shën Ernestin e Nereshaimit, i cili mori pjesë në Kryqëzatën e parë.
Në kishën abaciale të Zvifalten e pikërisht mbi eletrin e Shën Shtjefnit, ruhet edhe
sot e kësaj dite një shtatore e shën Ernestit, të cilit i kushtohen edhe dy piktura.
All the contents on this site are copyrighted ©. |