2016-11-07 12:55:00

Greenaccord: nga Cop 22, mundësi për Jugun e botës


Sot, siç e kujtoi edhe Papa Françesku në lutjen e Engjëllit të Tënzot, filloi, në Marakech të Marokut, “Cop22”, Konferenca ndërkombëtare mbi klimën. Po diskutohet rreth masave që duhen marrë për të vënë në jetë marrëveshjen e Parisit, nënshkruar vitin e kaluar. E pikërisht pjesëmarrësve në këtë takim, Forumi i 13-të Ndërkombëtar për Informacionin ambiental, organizuar nga Shoqata Onlus Greenaccord, në Frosinone, i bën thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për zhvillim ekonomik, që i përfill ekosistemet.

Sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Konferenca e Marrakech-it, mbasi për herë të parë të krijohet përshtypja se një popull i tërë po shqetësohet për   shtëpinë e përbashkët. Vërehet prirja për përgjegjësi globale, përballë një problemi global. Urohet, prandaj, që kjo të mos mbetet vetëm shpresë. E ky është edhe mesazhi, që i drejtohet këtij takimi të rëndësishëm. 








All the contents on this site are copyrighted ©.