2016-11-04 15:21:00

Françesku: të fitohet mbi indiferencën, të pranohen mërgimtarët dhe refugjatët


Të kapërcehet indiferenca, të pranohet tjetri. Këtë kërkon Papa Françesku në videomesazhin për ndjetin e lutjes të muajit nëntor. Papa i nxit përsëri të gjithë të angazhohen për solidaritetin e t’i mbështesin ato vende, që strehojnë një numër të madh mërgimtarësh e refugjatësh.

A mundet një vend t’i bëjë ballë i vetëm vështirësive që prodhon emigrimi i detyruar? Kjo, pyetja që Papa Françesku na e drejton ne të gjithëve në videomesazhin për ndjetin e lutjes të muajit nëntor. Papa flet përsëri për temën e tij të dashur: kujdesin për emigrantët. Kërkon të kapërcehet indiferenca dhe frika ndaj tjetrit, ndaj njeriut që vjen nga larg e duhet mikpritur. Ndërsa para syve të shikuesit parakalojnë fytyra njerëzish të etnive  të ndryshme, Papa pohon se tjetri mund të jetë secili nga ne. Prej këndej, ftesa për t’u bashkuar me lutjen e tij: “Që vendet, të cilat strehojnë një numër të madh emigrantësh e refugjatësh, të mbështeten në angazhimin e tyre të solidaritetit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.