2016-10-31 16:57:00

Papa: vizitë e përzemërt me mbretin Karl Gustavin e Suedisë


Papa Françesku u takua sot në Pallatin Mbretëror të Lund me Mbretin e Suedisë Carl Gustav XVI dhe Mbretëreshën Silvia. Në përfundim të takimit të përzemërt, Papa Françesku i dhuroi çiftit mbretëror të Suedisë një stampë kremtore të Jubileut të Mëshirës realizuar me rastin e Vitit të Shenjtë. Vepra është realizuar nga mjeshtri Pierluigi Isola dhe është përshtatur grafikisht nga mjeshtri Patrizio Di Sciullo. Në pjesën e lartë të veprës paraqitet një pamje e prospektives së “shtatë kishave” romake, cak i shtegtimeve dhe devocioneve jubilare. Poshtë janë të përfaqësuara alegorikisht veprat e mëshirshme, të lidhura me elemente të ndryshme arkitektonike.








All the contents on this site are copyrighted ©.