2016-10-31 10:06:00

Filloi shtegtimi i Papës Françesku në Suedi


Papa Françesku u nis sot, në orën 08.20, nga aeroporti romak i Fiumicinos, për shtegtimin e tij të 17-të apostolik ndërkombëtar të papnisë, drejt Suedisë: u ftua nga Federata Luterane Botërore (Lwf) për 500-vjetorin e  Reformës së Martin Luterit. Shtegtimi ka karakter të fortë ekumenik, gjë që e tregojnë dy takimet e sotme të Papës: riti në Katedralen e Lund dhe një veprimtari me dëshmi në Malmö Arena; ndërsa nesër, festa e  Gjithë Shenjtorëve, do të kremtojë Meshën pranë stadiumit të Malmö për katolikët suedezë. Në Meshë janë ftuar edhe përfaqësues të Federatës Luterane. Gjatë shtegtimit në Suedi Françesku do të  mbajë katër fjalime publike, përfshirë homelinë e Meshës me katolikët dhe lutjen e  Engjëllit të Tënzot. Nuk është Papa i parë, që shkel në trojet e Suedisë. Ku vend ka pritur edhe Gjon Palin II, në vitin 1989.

Takimet e para të mëngjesit të sotëm

Arritja e Papës parashikohet për në orën 11.00 në aeroportin e Malmö, ku do të mbahet edhe pritja zyrtare tek këmbët e shkallëzës së avionit, nga ana e kryeministrit suedez, Stefan Lofven dhe të ministres së kulturës, zonjës Alice Bah-Kuhnke. Do të jenë të pranishëm edhe autoritete të tjera si dhe disa anëtarë të Lwf (Federatës luterane botërore). Në këtë ceremoni nuk parashikohen fjalime. Menjëherë pas, në seksionin e personaliteteve vërtet të rëndësishme (Vip) në aeroport, Françesku do të takojë privatisht kryeministrin dhe ministren e kulturës. Menjëherë pas këtyre takimeve, zhvendosja me makinë për rreth 42 kilometra, në Igelosa, ku Papa do të përbuhet gjatë këtij shtegtimi të shkurtër. Është një strukturë e madhe për kërkime mjekësore, u zhvillohen edhe takimet e Konferencës ipeshkvnore suedeze.








All the contents on this site are copyrighted ©.