2016-10-28 14:37:00

Sot përfundon ora legale e nis ora diellore


Llogaritja dimërore e kohës fillon të dielën më 30 tetor, me zhvendosjen e akrepave të orës për një orë mbrapa: kështu ora tre pas mesnate do të llogaritet dy.

Kalimi nga koha verore në dimër për herë të parë u praktikua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, për të vijuar, më pas,  në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore. Më 21 maj të vitit 1916 Britania e Madhe duke e ndjekur shembullin e Gjermanisë nisi për herë të parë llogaritjen verore të kohës.

Fillimisht, sipas marrëveshjes, akrepat e orëve do të zhvendoseshin nga 20 minuta, katër javë me radhë: gjithsej, 80 minuta. Arsyeja, ashtu si sot,  shfrytëzimi sa më i frytshëm i dritës së diellit si në muzg,  ashtu edhe në ag.

Në Evropën Perëndimore akrepat e orëve u zhvendoën për herë të parë  në fillim të viteve ‘70-të të shekullit të kaluar.  Në Evropë, në vitin 1996 u arritu marrëveshja që ndryshimi i orës të bëhet në javën e fundit të muajit mars, saktë në orën 01:00 pas mesnate sipas kohës universale, gjegjësisht në orën 02:00, sipas kohës së mesme evropiane. Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera në Evropë nga viti 2002 vendosën që koha verore të fillojë në javën e fundit të muajit mars dhe të përfundojë në javën e fundit të tetorit.
Zhvendosja e akrepave, në shumicën e rasteve, bëhet natën ndërmjet së shtunës dhe së dielës, me qëllim që të mos shkaktohen probleme të mëdha për punonjësit.

Islanda është vendi i vetëm evropian që nuk e vendosi llogaritjen dimërore dhe verore të kohës.

Nga viti 2007 amerikanët e ndryshuan mënyrën në të cilën e llogarisin kohën, gjegjësisht fillimin dhe fundin e llogaritjes verore të kohës, kështu që ata tani i ndërrojë orët në uikendin e dytë të marsit dhe uikendin e parë të nëntorit.

Në hemisferën jugore fillimi dhe fundi i kohës verore është në kahje të kundërt me atë veriore. Shumica e vendeve të brezit të Ekuadorit  nuk e ndryshojnë kohën, pasi që atje edhe nuk ndjehet shumë ndryshimi gjatësisë së ditës dhe natës gjatë vitit.

Shumica e sistemeve operative kompjuterike bashkëkohore kanë mundësi automatikisht të kalojnë në llogaritjen verore të kohës. Megjithatë, Izraeli deri para disa viteve e ndërronte kohën verore ndryshe nga pjesa tjetër e botës, për shkak të kalendarit të veçantë lunar.








All the contents on this site are copyrighted ©.