2016-10-28 16:33:00

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 31-të gjatë vitit kishtar ‘C’


Ja përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 31 gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.

Leximet biblike të kësaj së diele trajtojnë temën e përdëllimit hyjnor e te mirësisë së Zotit, të Krishtit e vlerën e botës. Kështu, gjatë kremtimit të Liturgjisë Hyjnore në kësaj së diele, ne kremtojmë përdëllimin e Hyjit, i cili, pa dallim e pa përjashtim, i pranon të gjithë njerëzit në përqafimin e Tij Hyjnor, duke i përmbysur planet e atyre njerëzve që e ndërtojnë jetën dhe botën duke krijuar vetëm pengesa e mure ndarëse. 

Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na flet për Jezusin që vazhdon të ecën edhe sot e kësaj dite nëpër rrugët tona njerëzore duke pranuar e mbledhur të gjithë ata persona që e kërkojnë me zemër të sinqertë dhe kthehen tek Ai. Këtë më miri na mëson shembulli i Zakeut, siç na rrëfen Ungjilli i së dielës (Lk 20,27-38). Zakeu lejon të takohet nga Jezusi e me gëzim ia hap zemrën. Në këtë Jubile të mëshirës hyjnore, të lejojmë vetveten tonë të prekët nga fjala e Jezusit Zot, mjek i shpirtrave dhe i trupit. Siç na rrëfen Ungjilli, atë ditë kur Jezusi u prit nga Zakeu në shtëpinë e tij, Mësuesi Hyjnor solli shpëtimin.

Si Zakeu, edhe ne jemi të thirrur nga Fjala e Zotit, të kthehemi tek Hyji e ta pranojmë dashurinë e Tij, që mund ta ndryshojë mënyrën tonë të jetuarit e t’i japë kuptim e shije jetës.  Ai na fton të konvertohemi. E nuk ka shtëpi në të cilën nuk mund të mos hyjë shpëtimi, sepse Zoti na shikon me sy të ndryshëm nga siç e shikojmë ne vetveten. Na shikon me mirësi e dashuri.

Në Ungjillin e kësaj së diele Jezusi kërkon prej nesh të kthehemi në rrugën e vërtetë e të drejtë të Hyjit, na fton ta pranojmë dashurinë e Tij Hyjnore, në të cilën mund të gjejmë udhën e lumturisë, vlerësimin e të mirave e të pasurive tokësore. Kthimi i krishterë nuk është një akt rituali por jetik, pse sjell përcaktimin për Zotin e për të afërmin, sjell një rilindje të re shpirtërore të jetës. 

                      Liturgjia e Fjalës

Leximi i parë: (Ur 11, 22-12,2)
Lexim prej librit të Urtisë
Mbarë bota para teje është porsi pak pluhur ne peshore dhe porsi një pikë vese agimi që bie në tokë. Por ti ke dhimbje për gjithçka pse gjithçka mundesh, ti bën kinse s’i sheh mëkatet e njerëzve që ata të pendohen.
Vërtet, ti do gjithçka është dhe s’urren asgjë që ke krijuar sepse, po ta kishe krijuar. E si do të mbetet ne jetë ndonjë send, po të mos doje ti? Ose, si do ta ruante jetën, po të mos e kishe thirrur ti ne jetë?
Por ti i kursen të gjitha sepse janë të tuat, o Zot jetë dashes, sepse shpirti yt i pa pritshëm ndodhet në gjithçka. Për këtë arsye nga pak nga pak i ndëshkon mëkatarët, i ndëshkon dhe i qorton për mëkatet e tyre, që ta lënë paudhësinë e të besojnë në ty, o Zot. Fjala e Zotit!

Psalmi: 145 (144)
Ref: Do të lartësoj, o Mbret, Hyji im!

Do të lartësoj, o Mbret, Hyji im,
Dhe do ta bekoj Emrin tënd
Përgjithmonë e jetës.
Çdo ditë do të të bekoj
Dhe do ta lavdëroj Emrin tënd
Përgjithmonë e jetës
--------------------------------------------------------------
Zoti është i madh e i lavdërueshëm,
e pashqyrtueshme është madhëria e tij !
Breznia breznisë do t’ia tregojë veprat e tua
dhe do ta shpallin pushtetin tënd .
Do ta shpallin madhërinë e shenjtërisë sate,
do t’i tregojnë mrekullitë e tua .
---------------------------------------------------------------
Do ta tregojnë fuqinë e veprave të tua të tmerrshme,
do t’i kumtojnë veprat e madhërishme te tuat.
Do ta përhapin kujtimin i hirësisë sate të madhe ,
do t’i brohorisin drejtësisë sate.
Zoti është vetë butësia e mëshira,
i ngadalshëm në zemërim dhe plot dashuri.
Zoti është i mirë për të gjithë,
I dhimbshëm për të gjitha krijesat e veta .
--------------------------------------------------------
Leximi i dytë: (2 Sel 1, 11-2,2)
Lexim prej Letrës së dytë të shën Palit apostull drejtuar Selanikasve
Vëllezër,

Prandaj edhe lutemi përherë për ju që Hyji ynë t’ju bëjë të denjë për thirrjen e vet dhe me fuqinë e vet t’ju bëjë të aftë të kryeni çdo të mirë që dëshironi dhe fenë tuaj ta bëjë vepruese. Kështu Emri i Jezusit, Zotit tonë,do të madhërohet në ju po edhe ju ne Të në saje të hirit të Hyjit tonë dhe të Jezu Krishtit Zot.
Në lidhje me Ardhjen Zotit tonë Jezu Krishtit dhe me bashkimin tonë rreth tij, ju bëjmë lutje, vëllezër, mos lejoni të merreni mendsh dhe as mos u trazoni për shkak të ndonjë vegimi kinse profetik, ose të ndonjë fjalë ose të ndonjë letre kinse të shkruar prej nesh, thuajse ja arriti Dita e Zotit! Fjala e Zotit!
 
Aleluja: Hyji aq fort e deshi botën sa që e dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos humbet, por ta ketë jetën e pasosur. ”Aleluja:
 
Ungjilli: (Lk 19, 1-10)
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukës
Jezusi hyri në Jeriho dhe po kalonte nëpër qytet. Dhe ja,një njëri që quhej Zake. Ky ishte kryetagrambledhës dhe pasanik. Dëshironte të shihte kush është Jezusi,por nuk mundte prej popullit,sepse ishte me shtat i vogël. U lëshua vrap përpara, shkoi e hipi në një fik për ta parë sepse andej do të kalonte. Kur Jezusi erdhi në atë vend, shikoi përpjetë dhe i tha: ”Zake, zbrit shpejt! Sot do te vij të rri në shtëpinë tënde!”Ai zbriti me nxitim dhe e pranoi plot gëzim. Të gjithë ata që panë, filluan të nynykasin: “Ktheu të rrijë të një mëkatar”! Zakeu u ngrit në këmbë dhe i tha Zotërisë:“ Qe, Zotëri, gjysmën e pasurisë po ua jap skamnorëve, e, nëse ia kam bërë ndokujt ndonjë të pa drejtë, ia kthej katërfish!” Atëherë Jezusi tha: “Sot i erdhi kësaj shtëpie shëlbimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit! Po, Biri i njeriut erdhi ta kërkojë e ta shëlbojë atë që pati humbur”. Fjala e Zotit!








All the contents on this site are copyrighted ©.