2016-10-27 14:50:00

Gara Vrapi i Shenjtorëve 2016, Papës Françesku trofeu zyrtar i edicionit 9-të


Papa Françesku, në audiencën e djeshme të përgjithshme, priti delegacionin e garës ‘Vrapi i Shenjtorëve’, ngjarje kjo sportive e organizuar nga fondacioni Dom Bosku në Botë, e cila do të zhvillohet më 1 nëntor, me nisjen dhe arritjen në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Papa mori nga presidenti i shoqatës ‘Vrapi i Shenjtorëve’, Paolo Scipioni, trofeun zyrtar të edicionit të 9-të, në të cilin, të martën e ardhshme, do të marrin pjesë mbi 6.500 njerëz.








All the contents on this site are copyrighted ©.