2016-10-26 15:05:00

Punimet e Konferencës së Grupit Shën Marta kundër tregtisë së qenieve njerëzore


Sot e nesër në Vatikan zhvillohen punimet e Konferencës së ashtuquajtur “Grupi Shën Marta” kundër trafikut të qenieve njerëzore. Udhëhequr nga, kardinali Vincent Nichols, kryeipeshkëv i Westminsterit e president i Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Anglisë e Uellsit, e nga Bernard Hogan-Howe, kreu i Policisë metropolitane të Londrës, grupi është një aleancë e përgjegjësisë së policisë dhe ipeshkvijve të mbarë botës që veprojnë së bashku me shoqërinë civile për të çrrënjosur trafikun e qenieve njerëzore e për t’u garantuar kujdesin baritor dhe shpirtëror viktimave. Konferenca orvatet të zhvillojë, mëtej, strategjitë e parandalimit dhe kthimin përsëri në shoqëri të viktimave.  Delegatët do të takohen nesër me Papën Françesku e do ta azhurnojnë mbi progresin që është arritur në luftimin e tregut të qenieve njerëzore në këto dy vite të themelimit të këtij  organizmi. Grupi Shën Marta e merr emrin pikërisht nga shtëpia e rezidencës së Papës Françesku në Vatikan, ku pjesëmarrësit e këtij grupi janë mbledhur për herë të parë në prill të vitit 2014.








All the contents on this site are copyrighted ©.