2016-10-25 15:00:00

Vatikan: mesazhi për festën indù, “të mbështesim familjen”


Këshilli Papnor për Dialogun ndërfetar u ka dërguar Indù-ve një mesazh urimi për festën e Deepaval-it. “Të krishterët e  Undù-të: të promovojmë shpresën në familje”: ky është titulli i dokumentit me firmën e presidentit të Këshillit Papnor për Dialogun ndërfetar, kard. Jean-Louis Tauran, e të sekretarit, imzot Miguel Angel Ayuso Guixot.

“Familja është “shkolla e parë e njerëzimit” dhe prindërit janë edukatorët “e parë e kryesorë” të fëmijëve të tyre, si të Krishterë e Indù – lexohet në mesazhin e urimit – të bashkohemi me të gjithë personat e vullnetit të mirë në mbështetjen e martesës e të jetës familjare, duke u pri familjeve të jenë shkollë e shpresës. Ta bartim dritën e shpresën në çdo skaj të botës sonë, duke u ofruar të gjithë nevojtarëve ngushëllimin dhe forcën”.








All the contents on this site are copyrighted ©.