2016-10-24 11:29:00

Shërbëtorja e Zotit Marie Tuci, martire e regjimit komunist në Shqipëri në përvjetorin e vdekjes


Duke shfletuar kalendarin historik përkujtojmë sot dëshmitaren e fesë e të kulturës, siç dëshmon jeta, vepra dhe martirizimi i Shërbëtores së Zotit, Marie Tucit, postullantes së Motrave Stigmatine,  në përvjetorin e vdekjes, në Shkodër, me 24 shtator të vitit 1950. E kujtojmë se më 5 nëntor të ardhshëm në Shkodër, Marie Tuci, së bashku me 37 martirë tjerë të Kishës katolike shqiptare, të kohës së diktaturës ateiste të komunizmit, do të shpallet e Lume.

Në jetën e saj të shkurtër, Marie Tuci ka transmetuar fuqinë e fesë duke shndritur ndërgjegjet e tjerëve me besimin e patundur në Krishtin e Gjallë dhe me dashurinë për kulturën e jetës. Kujtojmë se Marie Tuci është e vetmja femër që gjendet deri më tani, në listën e martirëve shqiptarë, 38 prej të cilëve më 5 nëntor 2016, në Shkodër, do të shpallet të Lumë.

Marie Tuci së bashku me të vëllain u arrestuan bashke me te tjerë pas vrasjes se Bibes. Vuajtjet me te mëdha për Marian do te vinin nga shefi i sigurimit te Shkodrës për atë kohe, Hilmi Seiti i goditur nga bukuria e vajzës, tentoi te abuzoje me te, po ndeshi ne kundërshtimin e ashpër të Maries.

Lirinë do e fitonte pikërisht atëherë kur kishte mbërritur dhe fundi i saj për shkak te torturave çnjerëzore. Kur nuk munden ta mposhtnin dot ne dinjitetin finsikërinë, dhe idealet e saj ata e futen në nje thes bashke me një mace duke e goditur vazhdimisht. Kur e nxirren prej andej, Maria nuk njihej. Dikush e kishte krahasuar me një larvë njerëzore. E dërgojnë në spitalin e Shkodrës ku dhe ndahet nga jeta me 24 shtator të vitit 1950.

Një jetë e mbytur herët mes dhimbjesh dhe torturash pafund, po një jetë që  pranoi martiziimin në mënyrë shembullore, heroike e me dinjitet në mbrojtje të dhuratës më të madh që pati nga Zoti, jetës, besimin në Krishtin dhe nderit.

Ajo donte të behej murgeshë, t'i përkushtohej gjithë jetën Zotit e popullit të vet të dashur, Fesë e Atdheut, po nuk mundi, sepse jetoi në kohën me të egër të përbindëshit, komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës. Ishte koha e përndjekjes dhe orvatjet së shfarosjes së katolikëve shqiptarë, që përbente një rrezik te vazhdueshëm për tiranin çnjerëzor Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij.

Ishte koha e tmerrshme që e lau tokën me gjakun e pafajshëm të martirëve të vet. E gjaku u tyre, si ai i Marie Tucit, u shndërrua në farën e ngadhënjimit të së mirës mbi të keqën, të fitores së dashurisë mbi urrejtjen, të dritës mbi errësirën, të së vërtetës mbi gënjeshtrën.








All the contents on this site are copyrighted ©.