2016-10-23 14:43:00

Françesku: paqe në Irak, tepër dhunë kundër civilëve të pafajshëm


Pasi kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa bëri një thirrje të re për paqen në Irak. “Në këto orë dramatike - theksoi - jam pranë mbarë popullsisë irakiane, posaçërisht asaj të qytetit të Mosulit".

T’i dëgjojmë fjalët e Atit të Shenjtë:

“Shpirtrat tanë janë të tronditur thellë nga aktet e dhunës, të cilat vijojnë  të kryhen prej kohe kundër qytetarëve të pambrojtur, si myslimanë, ashtu edhe të krishterë apo njerëz që u përkasin etnive dhe feve të tjera. Më dhembi fort kur dëgjova lajmin e vrasjes me gjakftohtësi të një mori bijve të kësaj toke të dashur, ndërmjet të cilëve, edhe shumë fëmijë. Kjo mizori na bën të qajmë, duke na lënë pa fjalë. Jam solidar me ju dhe ju siguroj se ju kujtoj në lutje. Lutem që Iraku, ndonëse i goditur rëndë, të gjejë forcë e shpresë për të ecur drejt një ardhmërie plot siguri, pajtim e paqe. Prandaj ju kërkoj të gjithëve të bashkoheni me lutjen time”.








All the contents on this site are copyrighted ©.