2016-10-21 15:41:00

Kisha: 1,3 miliard katolikë në botë, 17,7% e popullsisë


Sipas  të dhënave të fundit statistikore, të përditësuara më 31 dhjetor 2014, numri i katolikëve në botë është 1.272.281.000, me një shtesë të përgjithshme prej 18.355.000 personash, më i paktë se ai, që u regjistrua në vitin e mëparshëm. Njoftimin e jep Agjencia Fides, duke shpjeguar se shtesa vërehen në të gjitha kontinentet, me përjashtim të Evropës. Në krye të vendit është Afrika (+8.535.000), pasuar nga Amerika (+6.642.000), nga Azia (+3.027.000) dhe Oqeania (+208.000). Popullsia e Evropës pakësohet (-57.000).

Përqindja e katolikëve në botë, me gjithë ndryshimet e larpërmendura, mbetet pothuajse e njëjtë, duke pasur parasysh se shtimi i tyre është 0,09%,  ndërsa  ai i popullsisë botërore, 17.77%.

Gjithnjë sipas statistikave të botuara nga Fides, numri i përgjithshëm i ipeshkvijve në botë është shtuar me 64 prelatë, duke arritur shifrën 5.237.
Numri i meshtarëve në botë është shtuar me 444 njësi në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur në kuotën 415.792.

Për t’u shënuar se pakësimi më i ndjeshëm është ai në Evropë (-2.564) e, në masë më të lehtë, ai në Amerikë  (-123) e në Oqeani (-86), shtesa vërehen në Afrikë (+1.089) e Azi (+2.128).

Rregulltarët jo meshtarë janë pakësuar edhe një herë këtë vit, si vitin e kaluar: janë 694 vetë më pak, duke arritur në numrin 54.559. Shtime regjistrohen në Afrikë (+331) e në Azi (+66), ndërsa pakësohen në Amerikë (-362), Evropë (-653) e Oqeani (-76).

Edhe këtë vit konfirmohet prirja e pakësimit global të numrit të rregulltareve, sivjet ende i lartë në krahasim me vitin e mëparshëm, 10.846 njësi. Gjithsejt janë 682.729. Shtesat vërehen, edhe një herë, në Afrikë (+725), e në Azi (+604); pakësimet, në Amerikë (-4.242), në Evropë (-7.733) e Oqeani. (-200).

Në fushën e arsimit dhe të edukimit Kisha drejton në botë 73.580 kopshte, që frekuentohen nga 7.043.634 nxënës; 96.283 shkolla fillore, me 33.516.860 nxënës; 46.339 sholla gjysëm të mesme, me 19.760.924 nxënës. Veç këtyre, ndjek 2.477.636 nxënës të shkollave të larta  dhe 2.719.643 studentë universitarë.

Institutet e bamirësisë dhe të asistencës, drejtuar nga Kisha në botë  numërojnë 5.158 spitale, me praninë më të madhe në Amerikë (1.501) dhe në Afrikë (1.221); 16.523 dispanseri, shumica në Afrikë  (5.230), Amerikë
(4.667) e Azi (3.584); 612 qendra për të gërbulurit, shpërndarë kryesisht në Azi (313) e Afrikë (174); 15.679 shtëpi për pleq, të sëmurë kronikë e handikapatë, shumica në Evropë (8.304) dhe Amerikë (3.726); 9.492 jetimore, shumica në Azi (3.859); 12.637 kopshte fëmijësh, me numrin më të madh në Azi (3.422) e Amerikë (3.477); 14.576 këshillimore martesore, shumica në Evropë (5.670) e Amerikë (5.634); 3.782 qendra edukimi ose riedukimi shoqëror  e 37.601  institucione të tipeve të tjera.  








All the contents on this site are copyrighted ©.