2016-10-21 12:55:00

Imzot Pjetër Budi, ipeshkëv e shkrimtar, në përvjetorin e lindjes.


Imzot Pjetër Budi, ipeshkëv, poet e shkrimtar, në vjetorin e lindjes. Ipeshkvi e poeti shqiptar imzot Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare e shpirtërore.

Qe organizator e udhëheqës i popullit shqiptar në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, qe përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqipe për të kultivuar e mbrojtur identitetin etnik, shpirtëror dhe kulturor të popullit tonë shqiptar. I lindur në Gurin e Bardhë të Matit më 21 nëntor të vitit 1566, ipeshkvi e poeti shqiptar imzot Pjetër Budi qëndroi në vendlindje deri në moshën 21 vjeçare. Më pas u shugurua meshtar dhe kreu për 29 vjet misionin meshtarak baritor në Kosovë e në Maqedoni e n vise tjera shqiptare.

Duke ndjerë nevojën e librave liturgjikë në gjuhën shqipe, imzot Pjetër Budi u nis për në Romë, ku me kujdes prej bariu e këmbëngulje prej studiuesi, arriti të botonte katër libra, të domosdoshëm për vijimin e punës baritore në një vend që vijonte të kërcënohej nga islamizimi. Janë veprat, gur themeli për historinë e shqipes së shkuar: “Doktrina e Kërshtenë”; “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe “Rituali Romak”. Pas botimit të librave, prifti u rikthye menjëherë në atdhe, ku u emërua ipeshkëv i Zadrimës. Me librat e sapo botuar në dorë, nisi kremtimet e sakramenteve në gjuhën shqipe. Më 1622 u mbyt në lumin Drin, vdekje që pa dyshim lidhet ngushtë me veprimtarinë e tij të gjithanshme fetare e atdhetare. Imzot Pjetër Budi mbetet poeti i parë i letrave shqipe.

Jeta e imzot Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shpirtërore e kombëtare të kombit shqiptar. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: "…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„. Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.

Pjetër Budi ( 1566 - 1623 ) 

 LAUDANS INVOCABO DOMINUM

I madhi Zot qofsh lëvduom: për gjithë kaqë të mirë,
Q’i s’e kam u merituom; me ndonjë shërbëtyrë
Këtë kafshë me mbaruom; që paçë si detyrë.
Natë e ditë tue shkruom; zemëra më gjet të lirë,
Shokëvet me ua dërguom; sikur një pasëqyrë,
Ndë të cit tu’ shukuom: të nkthenjënë ma mirë,
Fenë me lulëzuom: kishënë me shërbëtyrë,
Popullinë me ndihmuom; për gjithë ditë të mirë,
Qi të jenë shëlbuom: n teje me gjet të lirë
O Zoti im i ngushëlluom: mbë qjellt aq i mirë,
Qi s’mundenë me u thanë: as ndë mend me u kujtuom,
Atje lavdetë qi janë: nd’atë paq të ngushëlluom
Mijë vjet me qenë nxanë: natë e ditë tue shkruom,
E shekulli anë e pranë: me folë e me ligjëruom
Njëqind pjesësh një me thanë: e fort (t)ue u munduom
S’keshe me u gjetm i tanë: të njëqindënë me shkruom
Jashtë Diellit me hanë: e yjtë panumuruom
Me të cit anë e pranë: qielltë janë rrethuom,
Jashtë engjishit qi janë: gjithaqë të ngushulluom
Ushëtri aqë e tanë: gjithë qielltë mbuluom
Jashtë shintënish n cë tanë: qi s’kanë të numuruom,
Gjithë shekulli me thanë: e me folë e me ligjëruom,
Me të cit anë e pranë: shekulli ashtë rrethuom,
E qielltë gjatë e gjanë: e trajtuom e lulëzuom,
Po pa vini roe mbi: Kush mund me e kallëzuom
T’atinë zotëni: aq tepërë nalcuom?
Ku të gjindej njeri: gjithaq i parequom,
Ka del djelli e rri: kurrë me mos pushuom
Atë lavd përpara ti: të mundën me kallëzuom.
Ndo vendnë atje ke rri: aqë bukurë trajtuom
Ke dëshëronjënë engji: e shintënë të lëvduom
T’atinë perëndi: me sy me e shukuom,
Jo se afërë ungji: ndë dritet me ju afruom,
Ndonjë fjalë për mëngji; me ta me e ligjëruom,
Jashtë virgjënet Mëri: qi ashtë shpëresa jonë,
E lumnja ama e ti: bashkë ende me të shën Gjonë
Qi me gjetunë mëngji: të mjerëtë ndë e vonë
Ndër t’atiat regjëni: të jetë jeta jonë,
E parrisi i ti: kurti e bashtina jonë,
Për gjithë jetë e jetësë. Amen

1618 - 1621

I madhi zot, qofsh lëvduom

I madhi Zot,qofsh lëvduom
për gjithë kaqë të mirë
që së kam u' merituom
me ndoonjë shërbetyrë;

qi më dhee kaqë hijr
këtë kafshë me mbaruom,
si q paçë zanë fijll,
gjithëherë tue shkruom.

Posi mendja më përcijll
nd'Arbënë me ua dërguom,
për kishë e për munështjir
pak ndë mend me i trazuom.

Ata merrë mbë dëshijr
mkatit me u peenduom,
posi pemëtë ndë prijll
ndë shpijrt me lulëzuom;

e si zogzitë ndë pyyllt,
Zoti im me të lëvduom,
ndjerë vetë nata mbyyllt,
me një zaa t'amblëtuom.

                        (1618)

Madhështi e njerëzve

Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtëtë si rrufe?

Ku janë ata djelm të ri,
të bukur e të lulzuom,
që pate pamë me sy,
me ta folë e ligjëruom?

Ku janë ata zotëninj,
që dojin me zotënuom
ndë sqimë e ndë madhështi,
këte jatë tue shkuom?

Ku janë ata perandorë
gjithë shekulli nalcuom,
në krye me një kunorë
gurëshi cë paçëmuom?

Ku janë ata letërorë
t'urtë e dijes të ndëgjuom,
të bardhatë posi borë
letëra tue kënduom?

Ku janë ato gra e vasha
ndë sqimë e ndë madhështi,
me petëkat të mëndafshta
nalcuom mbë zotëni?

Gjithë mortja i rrëzoi,
sikur i pret me shpatë,
për të ri s'i shikoi,
as të vobegë,as të begatë.

                        (1618)

O i pa fat njerii

O i pa fat njerii
Gjithe nde te keq harruom,
I dhane nde madheshti,
Nde mkat pshtielle e ngaterruom;

Ndo plak je, ndo j rii,
Perse s'shtie te kuituom,
I vobeg ndo zotenii
N ceije iee kriiuom?

Balte e dheu ce zii
E io ari ce kulluom,
As engjiishi ce tii
Ndo guri ce paacmuom;

Kaha te vien n dore tyy
Mbe te madh me u levduom
Nde sqime e nde madheshtii
Tinezot me kundreshtuom?

Lavdine tand te levduom,
Ti pa vene ree vete,
Ame cote idhenuom,
Kuur leve mbi kete jete,

Aty s'prune begatii,
As vistaar te levduom,
As urte a diekeqii,
As gure te paacmuom;

Aty s'prune madheshtii,
As dinje me ligjeruom,
As vertyt as trimenii,
As vetiu me ndihmuom;

Aty s'prune zotenii,
Kual te bukur as te cpeite,
As dinje e gjeni,
As te mirete as te keqte;

Po leve gjithe mendryem,
Ame n cote idhenuom,
Tue qaam mallenjyem,
Me nje zaa te helmuom...

 








All the contents on this site are copyrighted ©.