2016-10-21 13:06:00

Hapja e Pallatit Apostolik të Kastelgandolfos


Nesër, 22 tetor, do të hapet për herë të parë për publikun, Apartamenti Papnor i Pallatit Apostolik të Kastelgandolfos. Zgjerohet kështu – informon një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – hapësira e vizitueshme në Vilat Papnore. Kopshtet e Vilës Barberini mund të shihen tashmë prej dy vjetësh; Galeria e Portreteve të Papëve u hap vitin e kaluar e tani, shtohen edhe dhomat e përdorura nga papët për pushimin veror. Apartamenti papnor mund të vizitohet çdo ditë, përveç së dielës. Për më shumë informacion, mund të shihin faqen e internetit “museivaticani.va”. Sot, këto dhoma iu paraqitën gazetarëve, të cilët ndoqën edhe një koncert me muzikë popullore kineze, titulluar “Bukuria na bashkon”.








All the contents on this site are copyrighted ©.