2016-10-19 11:33:00

Françesku kujton Popiełuszko-n, martir nën regjimin komunist polak


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa, duke përshëndetur  shtegtarët polakë të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, kujtoi se sot liturgjia përkujton martirin e Lum, Dom Popiełuszko, meshtar polak, vrarë nga regjimi komunist i vendit të tij, më 1984. Meshtari martir u lumnua më 6 qershor 2010. Këto, fjalët e Papës:

“Ai e vuri jetën e vet në rrezik, për të mbrojtur jetën e punëtorëve e të familjeve të tyre, duke kërkuar drejtësi e kushte të denja jetese, liri civile e fetare për Atdheun e tij. Fjalët e Shën Palit: ‘Mos e lërë të keqen të të mundë, por munde, me të mirë” (Rom 12,21), ishin motoja e baritorisë së tij. Këto fjalë vlejnë edhe sot për ju, për të gjitha familjet e të gjithë popullin polak, si sfidë për të ndërtuar një rend të drejtë shoqëror në jetën e përditshme, gjithnjë në kërkim të së mirës ungjillore”.








All the contents on this site are copyrighted ©.