2016-10-19 18:14:00

Atë Mario Imperatori për martirin jezuit atë Faustin


Më 19 tetor kujtojmë martirin e Kishës katolike të Shqipërisë, atë Giovanni Faustin, jezuit, në përvjetorin e lindjes. Emrin e Atë Faustit tani mund ta lexojmë në kalendarin e Kishës universale. Njihet si martir i Kishës katolike gjatë persekutimit fetar në Shqipërinë komuniste; konsiderohet si pararendës i dialogut islamiko –kristian e si dëshmitar i dashurisë së krishterë e i fesë në kohët tona.

Janë vetëm disa nga titujt që i njihen nga bibliografia tejet e pasur, e cila flet për jetën dhe veprimtarinë misionare të jezuitit martir, lindur në Broco, pranë Breshias (Itali) më 19 tetor 1899 e pushkatuar më 4 mars 1946 në Shkodër (Shqipëri) te Zalli i Kirit, pas mureve të varrezës së Rrëmajit, ku jehoi e jehon ende brohoritja e tij dhe e martirëve të tjerë shqiptarë, që i ranë përkrah: “Rrnoftë Krishti Mbret! Rrnoftë Shqipëria”. Me sjelljen dhe guximin e tij, Atë Fausti u dëshmoi si të krishterëve, ashtu edhe myslimanëve të Shqipërisë, se ata që besojnë në Zotin e në jetën e pasosur, nuk janë skllevër të kënaqësive të kësaj bote, skllevër të etjes për pushtet, për sukses, për pasuri, por janë në gjendje ta përballojnë me qetësi e guxim vdekjen për t’i qëndruar besnikë një ideali të vetëm, të pavdekshëm, atij të Ungjillit.

Mbi figurën, veprimtarinë e dëshminë e tij si martir, flasim me jezuitin Atë Mario Imperatorin, drejtor i Institutit filozofik e teologjik të Shkodrës, ta dëgjojmë në mikrofonin e programit shqip të Radio Vatikanit...... 








All the contents on this site are copyrighted ©.