2016-10-18 16:10:00

Thirrjet e shenjta: Patròn Wong: t’u komunikosh të rinjve gëzimin e ecjes gjurmëve të Jezusit


Filluan në Romë punimet e Simpoziumit ndërkombëtar të Baritores Vokacionale, organizuar nga Kongregata e Selisë së shenjtë për Klerin me pjesëmarrjen e gati 300 personaliteteve kishtare nga mbarë bota, të impenjuar në frontin e thirrjeve të shenjta.

Ngjarja u hap nga kardinali Beniamo Stella e ndër të tjerë që marrin pjesë janë edhe kardinajtë Alberto Suarez Inda e Vincent Nichols. Të prmeten paradite pjesëmarrësit do të takohen me Papën në një audiencë.

Mbi rëndësinë e këtij Simpoziumit dhe perspektivat në fushën e vokacioneve, kryeipeshkvi Jorge Carlos Patròn Wong, sekretar i dikasterit të Vatikanit për Klerin me delegimin për seminaret, ku formohen të rinjtë në udhën e tyre drejt meshtarisë, tha se “pikërisht ditë më parë u bë i njohur vendimi i Papës Françesku për t’ia kushtuar asamblenë e ardhshme të Sinodit të ipeshkvijve një teme tejet aktuale:

Të rinjtë, feja e shqyrtimi vokacional”. Ja pra, kjo është sinteza e përsosur e asaj që ne e thërrasim baritoria vokacionale. Kjo do të thotë t’i shoqërosh të rinjtë në udhën e thirrjes shenjte e në eksperiencën e jetës drejt pjekurisë, në mënyrë që përmes procesit të formimit, të edukimit dhe  të shqyrtimit të duhur, të mund të zbulojnë thirrjen e vërtetë të Jezusit. E tërë eksperienca e thirrjes së Zotit buron nga dashuria përdëllyese e Hyjit . Kur Zoti thërret, atëherë një i ri e përjeton bukurinë dhe domethënien e dashurisë së mëshirshme hyjnore, kjo do të thotë se Zoti më do, se Zot bën këtë zgjedhje personale duke më thirrur me emër, jo pse unë e meritoj por pse Ai ma do të mirën. Prandaj, vetëm eksperienca e dashurisë së Zotit, mund ta ndihmojë një të ri të orientojë jetën në udhën e  vokacionit, duke vështruar me zemër e shpirt thirrjen që vjen nga Zotit, për një mision të veçantë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.