2016-10-18 11:39:00

Jubileu, Papa emëron tre kardinaj për mbylljen e Portave të Shenjta të bazilikave romake


Kardinajtë Vallini, Abril y Castello dhe Harvey do t’i kryesojnë ceremonitë e 13 nëntorit respektivisht në Bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe e në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve.

Papa Françesku ka emëruar kardinalin Agostino Vallini, vikar papnor për kryedioqezën e Romës dhe kryeprift i Bazilikës Papnore të Shën Gjonit në Lateran, legat të tij për të kryesuar ritin e mbylljes së Portës së Shenjtë të së njëjtës Bazilikë, në program me rastin e kremtimit të liturgjisë të dielës së 13 nëntorit të ardhshëm.

Papa Bergoglio po kështu ka emëruar kardinalin Santo Abril y Castello, kryeprift i Bazilikës Papnore të Shën Marisë së Madhe, legat të tij për të kryesuar ritin e mbylljes së Portës së Shenjtë të së njëjtës Bazilikë, në program gjithnjë me rastin e kremtimit të liturgjisë të dielës së 13 nëntorit të ardhshëm

Ati i Shenjtë Françesku ka emëruar po kështu kardinalin James Michael Harvey, kryeprift i Bazilikës Papnore të Shën Palit jashtë Mureve, legat të tij për të kryesuar ritin e mbylljes së Portës së Shenjtë të së njëjtës Bazilikë, në program gjithnjë me rastin e kremtimit të liturgjisë të dielës së 13 nëntorit të ardhshëm








All the contents on this site are copyrighted ©.