2016-10-17 13:40:00

Papa pret presidentin e Slovenisë: në qendër, sfidat e Evropës


Sot paradite Françesku priti në audiencë Borut Pahor, president i Republikës së Sllovenisë. Gjatë bisedimeve, njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit, u kujtuan lidhjet pozitive dypalëshe, në prag të 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë me Slloveninë. U prekën edhe disa tema me interes të përbashkët, kushtuar kryesisht situatës në vend.

Pra - vijon komunikata - u theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kishës katolike dhe Shtetit si dhe rëndësia e dialogut, në kuadrin e bashkëpunimit të frytshëm, për të mirën e shoqërisë sllovene, e, në veçanti, të beznive të reja. Në përfundim të notës, kujtohet edhe se iu kushtua vëmendje e posaçme rrethanave ndërkombëtare dhe sfidave që duhet të përballojë Evropa.








All the contents on this site are copyrighted ©.