2016-10-17 14:24:00

Ipeshkvijtë e Skandinavisë: letër për dialogun katoliko-luteran


Pavarësisht nga shpjegimet, të gjitha të vlefshme, Reforma protestante ka krijuar ndarje në krishterim, i cili ka vuajtuar e vuan akoma sot prej saj. Për shkak të kësaj përçarjeje, Kisha Katolike në veri të Evropës filloi të jetojë sërish vetëm pas disa shekujsh, prandaj 500-vjetori i Reformës nuk mund të festohet, por duhet përjetuar me frymë pendese. Kështu lexohet në një Letër baritore të Konferencës Ipeshkvnore Katolike Veriore, që u bë e njohur të shtunën në Suedi, Norvegji, Danimarkë, Finlandë dhe Islandë.

Të vendosur, drejt udhës së pajtimit

Letra, e cila u botua qëllimisht në festën e Shën Terezës së Avilës, titullohet “Nga konflikti në bashkim”. Në të bëhen pyetje për udhët, që duhen ndjekur, në mënyrë që katolikët dhe luteranët të ecin së bashku drejt pajtimit, në fe, shpresë e dashuri. Pasi përmendin disa pika qendrore të doktrinës së fesë, sipas këndvështrimit katolik, ipeshkvijtë propozojnë ndjekjen e “pesë detyrave” të dokumentit të përbashkët katoliko-luteran, nënshkruar në vitin 2013. Së fundi, shprehin bindjen se “pavarësisht nga ndryshimet, me Hirin e Tënzot, është e mundur të gjejmë rrugë drejt bashkimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.