2016-10-14 12:55:00

Papa në ndihmë të popullsive të dëmtuara nga uragani


Papa Françesku do të dërgojë, përmes Këshillit Papnor Cor Unum, një kontribut të parë prej 100.000 dollarësh, për t’i ndihmuar popullsitë e territorit të Haitit, të dëmtuara nga uragani Matthew.

Kjo ofertë, që do të përdoret në mbështetje të veprave të ndihmës në favor të të dëmtuarve, bën pjesë në rrjetin e ndihmave, për të cilat është aktivizuar mbarë Kisha katolike, duke përfshirë të gjitha Konferencat ipeshkvnore, si dhe shumë organizma të bamirësisë. Dëshiron që kjo mbështetje të jetë shprehje e parë, e menjëhershme, konkrete e ndjenjave të afërsisë shpirtërore dhe e inkurajimit atëror të Papës ndaj njerëzve dhe zonave të dëmtuara kaq rëndë. Caritas Haiti, në lidhje me Caritas internationalis, pas kalimit të uraganit, bëri menjëherë thirrje emergjence për t’i ndihmuar 2.700 familje, duke siguruar e duke shpërndarë  2.700 kit me ushqime, 2700 kit për higjienën si dhe duke aktivizuar një program  për t’i këshilluar e për t’i sensibilizuar popullsitë për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. 








All the contents on this site are copyrighted ©.