2016-10-11 13:26:00

Papa Françesku të dielën e ardhshme do të kanonizojë në Shën Pjetër shtatë shenjtorë të ri


Të dielën e ardhshme me 16 tetor 2015, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku do të kremtojë Meshën e do të kryesojë ritin e kanonizimit të shtatë të Lumturve:

Salomone Leclercq (1745-1792), i Vëllezërve të Shkollave të Krishtera, martir;

Giuseppe Sa'nchez Del Rio (1913-1928), laik, martir nga Meksika;

Manuel Gonza'lez Garci'a (1877-1940), ipeshkëv i Palencia-s, themelues i Bashkimit Eukaristik Strehues dhe të Kongregatës së Motrave Misionare Eukaristike të Nazaretit;

Lodovico Pavoni (1784-1849), meshtar, themelues i Kongregatës së Bijave të Marisë së Papërlyer;

Alfonso Maria Fusco(1839-1910), meshtar, themelues i Kongregatës së Motrave të Shën Gjon Pagëzuesit;

Giuseppe Gabriele del Rosario Brochero (1840-1914), meshtar dioqezan nga Argjentina;

Elisabetta della Trinità Catez (1880-1906), murgeshë e urdhrit të Kamerlitanëve të Zbathur. Njoftimi i datave u dha gjatë Koncistorit të Rregullt që mbajt në Vatikan më 15 mars 2016 e më 20 qershor 2016.








All the contents on this site are copyrighted ©.