2016-10-10 15:17:00

Papa Françesku priti ambasadorin e ri të BE-së pranë Selisë së Shenjtë për Letrat Kredenciale


Papa Françesku priti sot paradite në audiencë Jan Tombinski-n, ambasadorin e ri të Bashkimit evropian pranë Selisë së Shenjtë, i cili është edhe ambasador pranë Urdhrit të Maltës, republikës së San Marino-s e organizatave të OBK-së në Romë, me rastin e paraqitjes së letrave Kredenciale.

Tombinski, polak, ka qenë ambasador polak në Slloveni e Bosnje-Hercegovinë (1996-1998) dhe në Francë (2001-2007), pastaj, nga viti 2007, ambasador polak pranë Bashkimit evropian, e së fundi, pasi hyri në shërbimin diplomatik të BE-së, nga 2012 ambasador i Brukselit në Ukrainë.








All the contents on this site are copyrighted ©.