2016-10-10 17:04:00

Kisha e shën Abrahamit në Llapushik, dëshmi e besimit në një Zot të Vetëm të përbashkët


Me 9 tetor, në fshatin Llapushnik të Drenicës, në Kosovë, ipeshkvi i vendit, imzot Dodë Gjergji shuguroi (përuroi) një Tempull të ri të Hyjit, kushtuar Shën Abrahamit.  Siç dihet, Abrahami, me të drejtë vlerësohet nga të gjitha fetë monoteiste si “ati i besimeve tona”. Të gjithë besimtarët e feve monoteiste, në fenë e Abrahamit në një Zot të vetëm, e shohim shtyllën themelore të takimit tonë ndërfetar.

E Profetët nuk kanë reshtur së nxituri hebrenjtë që jo vetëm t’i respektojnë “adhuruesit e Zotit”, të cilët i përmend edhe Besëlidhja e Re (shih, p.sh., Veprat 16), por edhe t’u sjellë ndër mend se ata janë të ftuar të përmbushin misionin e Abrahamit, të cilit Zoti i ka thënë: “…ti do të bëhesh babai i një shumice kombesh”. (Zan. 17:4) (Romakëve 4:17).

Sipas Midrashit të lashtë rabinik (tekst interpretimi i Shkrimit Shenjt) Abrahamit na tregon se ai ishte shumë mikpritës me të gjithë e të gjithëve u mësonte ta njihnin Zotin, sepse i bënte të shijonin atë mikpritje, që imitonte respektin dhe mikpritjen e Hyjit për njeriun. Shkruan shën Maksim Rrëfyestari: “Abrahami i madh e meritoi të shihte Zotin në formë njerëzore dhe ta priste si mik, sepse ia kishte ofruar vetveten Hyjit dhe e kishte pranuar Atë. U lartua deri tek Zoti, sepse për të, njeriu nuk duhej t’i nënshtrohej njeriut, por secili ishte njëlloj si të tjerët e të gjithë si një i vetëm”. Po ne t’i kthehemi shugurimit (përurimit) të Kishës së Shën Abrahamit në Llapushnik e të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt nga Prishtina..

Shugurohet Kisha Shën Abrahamit në Llapushnik të Drenicës

Zoti është i madh!. Ai për shume vite i dëgjoi lutjet dhe kërkesën e besimtareve të paktë të Llapushnikut të Drenicës për ndertimin e një kishe!. Pas shumë kundërshtimesh, Drita e Bardhë ngadhjeu dhe kisha u bë realitet fal  vullnetmirëve që punuan pa u lodhur. Për më pak se shtatë muaj ata ngritën kishën e bukur mu në Kodrën e Llapushnikut që për pajtor dhe mbrojtës të besimtareve ka “Shën Abrahamin”, i njohur si babai i popujve dhe festohet me 9 tetor.

Dhe, pikërisht në ketë datë, u bë shugurimi i kësaj kishe. “Sot me ritin solemn po e shpallim dhe besimtarët ta kushtojnë ty këtë shtëpi lutjeje” tha Imzot Dodë Gjergji, ku po dëgjohet për herë të parë edhe këmbana e Kishës si dëshmitare e kësaj ngjarje të mrekullueshme, para mijëra besimtarëve, qytetarëve e miqve të ardhur nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Gjermania e Zvicra. Kësaj ngjarje iu gëzuan edhe institucionet qendrore dhe lokale të vendit, të cilat kontribuuan në realizimin e ëndrrës së besimtarëve të këtushëm. Morën pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministrat, Enver Hoxhaj e Kujtim Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku etj.

Meshen solemne e kremtoi Imzot Dode Gjergji ne bashkemeshim me arqipeshkvin e Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj dhe meshtare te tjerë, ne shoqerim te korit te Kishes se Novoselles së Gjakoves.

Imzot Dodë Gjergji, gjate predikimit tha se Kisha Universale e ka ngrit popullin shqiptar në piedestalin e popujve të nderuar. “Papa Françesku e pat shpall këtë vit, vit të mëshirës dhe e ka ftuar të gjithë njerëzimin, të gjithë njerëzit vullnetmirë në këtë botë, që të reflektojnë e në mendjen dhe zemrat e tyre të gjejnë guximin për të bërë kthesën e duhur drejt së vërtetës dhe mëshirës së Zotit, i cili na do dhe na fal”, u shpreh ipeshkvi, duke shtuar se kohët e fundit Zoti ka shpërblyer popullin tonë me shumë të mira dhe begati shpirtërore siç eshte se fundmi Shenjterimi i Nene Terezes. Ai gjithashtu ka bere thirrje te vazhdoj te mbreteroj pajtueshmeria, dashuria e paqja mes njerezve. “Paqja dhe liria pa dashuri janë shterpë. Pa paqe as s’ka shpi, as s’ka kishë, as s’ka xhami, as s’ka popull e as s’ka shtet, tha Imzot Dodë Gjergji, i cili ne fund te meshes dha bekimin e kesaj te kremteje madheshtore.

Me pas, par ate pranishmeve doli kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili ia vendosi doren ne krah famullitarit te kesaj kishe duke e porositur: “Dom Marian, lutu ne këtë kishë të shenjtë, ne këtë shtëpi të Zotit, lutu për vendin tonë, lutu për kombin tonë, lutu për familjet tona qe të kemi më shumë paqe, mirësi, e dashuri për njëri-tjetrin, ta duamë edhe më shumë vendin tonë se kemi pasur shumë sakrifica. Ne Llapushnik, ne kete koder ku je ti, ipeshkvi e tha shumë mirë, permendi se janë me qindra e mijëra histori pse njerëzit afrohen tek kodrat. E, këtu, Dom Marian, kanë qenë djemtë më të fortë dhe e kanë mbrojtur këtë vend, fëmijët tanë, familjet tona. Ky është vend i shenjtë! Drenica është vend i besës! Nuk ke pak besimtarë!. E ke krejt Drenicën. Vetëm përço mesazhin e dashurisë dhe të paqes, sepse ne jemi të gjithë bashkë”, tha Veseli ne fjalen e tij emocionuese dhe shume permbajtesore.

Nderkaq, kryetari i Komunes se Drenasit, Nexhat Demaku duke folur per tolerancen fetare dhe ndertimin e kishes ne Llapushnik potencoi: “ Ndihem krenar për këtë vlerë të vendit tone, kjo nuk është meritë vetëm e kesaj gjenerate, por e shumë brezave që me sakrificë e ndërtuan gjatë shekujve këtë vlerë humane dhe madhështore që kalon përmasat e një kombi e që është e ardhmja e njerëzimit”, tha Demaku duke permendur se me maturi i kaluan veshtiresite per ndertimin e kishes qe tashme i gezohen.

Ne perfundim, dom Marjan Ukaj, famullitar i Kishes se Llapushnikut, pasi falenderoj te gjithe ata qe ne nje menyre apo tjeter mundesuan ndertimin e kishes tha: “Falenderoj Zotin per dhuraten qe ma fali, me zgjodhi mua ate te padenjin per vegel te veten per permbushejn e misionit te tij te shenjte e te shume pritur te ndertimit te kesaj kishe” tha dom Marjani duke shtuar se prej tash Drenica do te jete shume me madheshtore dhe  themelet e kombt tone do te  forcohen edhe me shume fal Kishes se “Shen Abrahamit” ne Kodren e Llapushnikut.

I gjithe manifestimi u permbyll me kenge e valle nga djeme e vajza te Rajonit te Drenices. 








All the contents on this site are copyrighted ©.