2016-10-07 13:58:00

Papa shpreh afërsinë e dhimbjen me popullsinë e Haitit goditur nga uragani Matthew


Papa Françesku ka shprehur “afërsinë në lutje” e “dhimbjen” e tij me të gjithë ata që janë goditur nga uragani Matthew. Kështu lexohet në telegramin me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, dërguar presidentit të Konferencës Ipeshkëvnore të Haitit, kardinalit Chibly Langlois.

Afër 350 të vdekur në Karaibet, zona të tëra të banuara janë bërë rrafsh për tokë, nga kalimi i uraganit Matthew që mbërrini në brigjet perëndimore të SHBA-së. Në Florida e Jug të Karolinë-s është dekretuar gjendja e jashtëzakonshme. Sipas Qendrës kombëtare për uraganet, me seli në Miami, turbullimi atmosferik lëviz me një shpejtësi prej 220 kilometrash në orë. Ka shkatërruar ishullin karaibit të Haitit e ka vrarë 339 vetë. Janë dëmtuar qytete të tëra si Jeremie, ku 80% e shtëpive nuk ekzistojnë më.

Presidenti i Këshillit të përkohshëm elektoral, Leopold Berlanger, ka ripohuar shqetësimin e autoriteteve, duke pohuar se  dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, por pa dhënë ndonjë vlerësim të saktë. Sipas OKB-së bëhet fjalë për krizën më të keqe humanitare nga tërmeti i vitit 2010. Edhe në Republikën Dominikane regjistrohen 4 viktima tjera. Uragani Matthew, që është deklasuar në kategorinë 3, ka mbërri në SHB-së, duke shkaktuar akoma frikë.








All the contents on this site are copyrighted ©.