2016-10-07 16:41:00

Papa Françesku: “Rruzarja është urata e zemrës sime”


Në ditën kur Kisha kremton festën e së Lumes Mari Virgjër të Rruzares, siç njihet tek shqiptarët, Zojës Rruzare, Papa Françesku ka publikuar një tweet të ri, ku pohon: “Rruzarja është lutja që ka shoqëruar gjithmonë jetën time; është edhe lutja e njerëzve të thjeshtë dhe e shenjtorëve...është lutja e zemrës sime”.

Në ditën e sotme hapet Jubileu Marian, e nesër pasdite Papa Bergoglio do të kryesojë mbrëmjen e uratës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku këtë të diele paradite, do të kremtojë Meshën e mbylljes së këtij Jubileu.








All the contents on this site are copyrighted ©.