2016-10-07 00:00:00

Atë Mario Imperatori: Instituti Filozofiko-Teologjik i Shkodrës është vatër shpirtërore e kulturore


Atë Mario Imperatori: Instituti Filozofiko-Teologjik i Shkodrës është vatër shpirtërore e kulturore, siç ishte në të kaluarën, kështu është edhe për të sotmen e të ardhmen e  Kishës e të shoqërisë shqiptare.

Pra, me drejtorin e Institutit Filozofiko-Teologjik, , jezuitin Atë Mario Imperatori njihemi rreth Vitit të ri akademik 2016-2017, që ka filluar më 26 shtatorin e kaluar; misionit, rolit dhe synimeve të këtij organizmi të Kishës katolike të Shqipërisë, me seli në Shkodër, ku bëhet formimi i të rinjve, që kanë marrë rrugën e meshtarisë e të jetës rregulltare. Po kujtojmë se në Instituti Filozofiko-Teologjik, është pjesë e Seminarit ndërdioqezan “Zoja Këshillit të Mirë’” në Shkodër. Po më hollësisht të dëgjojmë Atë Mario Imperatorin, ta në mikrofonin e dom David Gjugjës....

Në vazhdim ja disa të dhëna të shkurta rreth historisë së Seminarit Papnor Shqiptar në Shkodër, nga faqja e internetit të Seminarit 'Zoja Këshillit Mirë'.

http://www.seminarishqiptar.com/informacione/historiku/

Kërkesa e parë për një Seminar Shqiptar në Shkodër i ka qenë drejtuar Atit të përgjithshëm Atë Jan Roothman nga propaganda Fidei në vitin 1834. Në atë kohë, Provinca e Jezuitëve të Venedikut kishte hapur një seminar në Dubrovnik. Në Shqipëri, ata që kishin dëshirë për t’u bërë Meshtarë shkonin për studime ose në Romë (Kolegji Grek Katolik) ose në Loreto (Kolegji Urban) ose në Fermo (Kolegji Ilirik) ose në Napoli (Kolegji i familjes së shenjtë) që pastaj u bë Instituti Oriental.
Me datën 1847 arrijnë në Shkodër dy Jezuitë nga Sicilia. Vendimi për të ndërtuar një Seminar Papnor në Shkodër u mor në vitin 1854. Atë Claudio Neri bleu shtëpinë e Zotërinjve Zorba, ku filloi disa mësime. Ai Kërkoj lekët tek Perandori Frano Zefi për të ndërtuar Seminarin.
Ndërtimi mbaroi në vitin 1859 e me 2 gusht filloi viti shkollor me 11 seminaristë. Atë Claudio Neri është Rektori i parë. Në vitin 1861 emërohet Rektor Atë Antonio Voltolina e do të vazhdojë deri në vitin 1868. Rritet bashkësia e Jezuitëve e në vitin 1878 hapet Kolegji Saverjan: Rektori i Seminarit drejtoi Seminarin dhe Kolegjin Saverjan.
Në vitin 1910 emërohët në katalog Vëllau Gjon Pantalia, i cili do të punojë në Shtypshkronjën “Zoja e Papërlyer”. Vdiq i Përndjekur nga komunistët: Është një prej 40 kandidatëve për martirë.
Në vitin 1927 emërohet Rektor Atë Giovanni Della Pietra, i cili me datën 19 mars 1927 shugurohet Ipeshkëv si i Deleguar Apostolik në Shkodër.
Atë Giovanni Fausti, tashmë profesor i Filozofise në Seminar, emërohet Rektor në korrik të vitit 1942 e do të vazhdojë deri në tetor të vitit 1943.
Pasardhësi i tij është për herë të parë një Jezuit shqiptar, me qellim që të mos lidhen Jezuitët me Italinë fashistë: emërohet Atë Gjon Karma, studiues i Arkeologjisë, i cili do të vazhdojë deri në muajin shtator 1945.
Në muajin shtator 1945 Rektori i Seminarit është Atë Danjel Dajani. Vorbulli partizan në fund të luftës aktivizon shumë kundërshtime brënda dhe jashtë Seminarit. Me datën 31 dhjetor 1945, pas kremtimitTe Deum-it Atë Danjel Dajani, së bashku me Atë Giovanni Fausti-n dhe seminaristin Mark Çuni, arrestohen. Procesi do të zhvillohet pak më vonë e me datën 4 mars 1946 në orën 5 të mëngjesit Atë Danjel Dajani, Atë Giovanni Fausti, Gjon Shllaku, seminaristi Mark Çuni dhe dy laikë pushkatohen afër varrezave katolike.
Me datën 7 mars 1946 vedoset mbyllja e Seminarit papnor dhe Kolegjit Saverjan. Seminaristët dhe nxënësit shpërndahen. Mbyllet edhe shtypshkronja “Zoja e Papërlyer”

(Për 47 vjet do të mbyllej Seminari Papnor)

Rihapja e Seminarit si Seminar Ndërdioqezan Shqiptar “Nëna e Këshillit të mirë”

Me 2 shkurt 1992 sipas vendimit të Selisë së Shenjtë, e cila thërret përsëri Jezuitët si përgjegjës për formimin intelektual, shpirtëror, njerëzor dhe baritorë, hapet përsëri Seminari, duke u thirrur tashmë Seminari Ndërdioqezan Shqiptar “Nëna ë Këshillit të mirë”.
Në vitin 1994 hapet kursi i Filozofisë dhe në vitin 1996 kursi i teologjisë: në vitin 2000, vit jubilar, kemi shugurimet e para për diakonat dhe Presbiterat.
Bashkësitë formuese janë: Seminari i Ulët, Viti Propedeutik ose parapërgatitor dhe Seminari i Lartë: Projekti i formimit i prezantohet Konferencës Ipeshkvnore dhe miratohet nga Propaganda Fidei në vitin 1990. Në punën formuese së bashku me etërit Jezuitë bashkëpunojnë edhe meshtarë Fidei Donum, dhe rregulltare si formues dhe mësues.
Në vitin 2006 mbyllet Seminari I Ulët Ndërdioqezan e fillon me më shumë përgjegjësi promovimi i thirrjeve brënda dioqezave.
Seminari Ndërdioqezan ka tre nivele formimi: Viti propedeutik, ose parapergatitor, Seminari i Lartë me studim të Filozofisë dhe Teologjisë në 5 vite, dhe viti i gjashtë ose Baritor, i cili shërben si përgatitje për Diakonatin.








All the contents on this site are copyrighted ©.