2016-10-06 14:50:00

Sinodi i vitit 2018, për të rinjtë, fenë dhe shqyrtimin e thirrjes


“Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes” është tema e Asamblesë XV të Përgjithshme dhe të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, të cilën Papa Françesku vendosi ta mbledhë në tetor të vitit 2018. Lajmi u dha sot, pasi Ati i Shenjtë konsultoi, si zakonisht, Konferencat Ipeshkvnore, Kishat Lindore Katolike “sui iuris” dhe Bashkimin e Eproreve të Përgjithshme e, pasi dëgjoi sugjerimet e etërve të sinodit të mëparshëm, si edhe mendimin e Këshillit XIV të Zakonshëm.

Tema, thuhet në një notë, është “shprehje e përkujdesjes baritore të Kishës ndaj të rinjve” dhe “është vijimi i asaj, që doli nga Asambletë e fundit sinodale mbi familjen dhe, i temave të Nxitjes Apostolike post-sinodale ‘Amoris Laetitia’. Ajo synon t’i shoqërojë të rinjtë në rrugën e tyre të jetës drejt pjekurisë, në mënyrë që, përmes procesit të shqyrtimit e të shoshitjes, të mund të zbulojnë projektin e tyre të jetës e ta realizojnë me gëzim, duke ia hapur zemrën takimit me Zotin dhe me njerëzit e duke marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e Kishës e të shoqërisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.