2016-10-05 13:41:00

Lutjet Mbrëmësore të Papës në praninë e Primatit anglikan Welby


Për të perkujtuar 50-të vjetorin e takimit ndërmjet të Lumit Pali VI e kryeipeshkvit të asaj kohe të Kantërbërit, Michel Rmasey,  Primatit të bashkimit Anglikan, e Themelimit të Qendrës Anglikane në Romë. Me këtë qëllim, sot pasdite, në ora 18, në Kishën e shën Andreut e shën Gregorit al Celio në Romë, mbahet kremtimi i Mbrëmësores kryesuar nga Papa me pjesëmarrjen e kryeipeshkvit të Kantërbërit, Primatit të Bashkimit Anglikan, Justin Welbu.

Në marsin e vitit 1966 “historia e marrëdhënieve ndërmjet anglikanëve e katolikëve ndryshonte vendosmërisht drejtimin”, shkruante l’Osservatore Romano, edhe me firmën e deklaratës së parë të përbashkët, që nisi “një dialog teologjik të dendur”. Dialog i cili u rrit më tej me themelimin, më 1969, të një Komisioni ndërkombëtar anglikano-katolik.

Lutjet e mbrëmësores transmetohen drejtpërdrejt nga Radio e Qendra e Televizionit të Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.